Kaos në dhomën e zhveshjes së Junajtidit,… përse gjithnjë unë?

Mediumet angleze kanë publikuar një lajm interesant, sipas të cilit dhoma e zhveshjes së Mançester Junajtidit është përfshirë nga kaosi dhe mosmarrëveshjet. Gjatë pauzës mes pjesës së parë dhe asaj të dytë të ndeshjes më Brajtonin, ka pasur një përplasje të fortë mes trajnerit Zhoze Murinjo dhe futbollistit Luk Sho. Ky i fundit, pasi atij iu tha se do të zëvendësohej në pjesën e dytë të ndeshjes së Kupës së Anglisë, reagoi i nervozuar, duke i bërtitur trajnerit: “Përse gjithnjë unë, ma thuaj hapur se unë të pengoj!”. Murinjo, në fakt, e përmbajti veten, por i tha futbollistit të nxehur si ai ishte lojtari më i keq në fushë, se futbollistit e Brajtonin depërtojnë me mjaft lehtësi nga ana e tij dhe se kjo është arsyeja e zëvendësimit.

Murinjo, edhe më parë, e ka kritikuar mbrojtësin e tij të majtë, Sho, madje, e ka bërë këtë edhe në publik, ndërkohë që, mbas ndeshjes, sikurse thuhet, ai zhvilloi me futbollistin në fjalë një bisedë që u mbyll keq, me zënka dhe kërcënime. Si dënim, Sho nuk do të mund të dalë në fushë gjashtë disa ndeshjeve të ardhshme, ndërkohë që tani këtij lojtari i rrezikohet edhe vendi në përfaqësuesen e Anglisë që do të shkojë në Kupën e Botës së Rusisë.

Sfidanti.al