Gjermanët dorështrënguar? Joakim Lëv  trajneri më i paguar në Botëror

Krahas futbollistëvë të shtrenjtë që do të marrin pjesë në kampionatin botëror të Rusisë, shumë para kushtojnë edhe trajnerët që drejtojnë ekipët përfaqësuse. Sipas të dhënave të disponueshme, trajneri gjerman, Joakim Lëv, me pagën e tij vjetore prej 3 milionë 850 mijë eurosh zë vendin e parë si trajneri më i paguar, duke u ndjekur nga trajnerët e Brazilit, Tite, dhe i Francës, Deshamp me nga 3,5 milionë euro, ndërkohë që trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, merr 2,6 milionë euro në vit.

Interesant është fakti se midis trajnerëve që paguhen mjaft mirë, ndodhet edhe trajneri i Iranit, Karlos Sejrosh, që paguhet nga federata iraniane – 2 milionë euro në vit.

Sfidanti.al