Jyrgen Klop: Mos bëni shaka, Kutinjo nuk ka çmim!

Trajneri gjerman i Liverpulit, Jyrgen Klop, “u vuri pikë” informacioneve për largimin eventual të futbollistit brazilian Filipe Kutinjo per të Barcelona, duke deklaruar se klubi i “Enfildit” nuk do të pranojë asnjë ofertë, sado që të jetë ajo, pasi ata nuk kanë nevojë për para!

“Liverpuli nuk është klub që vetëm shet lojtarë. Ne kemi hedhur themelet, kështu që paratë për neve nuk kanë shumë rëndësi. Nuk ka çmim, me të cilin në do ta shisnim Kutinjon. Unë e kuptoj se, sot, në botë, nuk ekziston asnjë lojtar “i paprekshëm”, por për transferim, tani për tani, nuk bëhet fjalë”, deklaroi Klopi në “Skaj Sport”. Në fakt, Liverpuli ka refuzuar, midis të tjerash, edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh për Kutinjon që konsiderohet si një zëvendësues ideal i Nejmarit që ka kaluar, tanimë, te PSZH-ja.

Sfidanti.al