Sprinti vazhdon: cili do të arrijë i pari te braziliani, Vengeri apo Klopi?

Luan Vieira që luan me Gremi0n brazilian si mesfushor ofensiv ose sulmues, ndodhet, prej disa kohësh, në radarin e dy klubeve të mëdhenj anglezë. Të dy këta klube kanë dërguar skautet e vetë që të ndjekin lojën e këtij djaloshi 24-vjeçar që, këto ditë, u thirr për herë të parë që të luajë me përfaqësuesen e Brazilit, falë formës mjaft të mirë që ai ka treguar gjatë muajve të fundit.

Mediumet në Brazil njoftojnë se të dy klubet e lartpërmendur në Angli, tanimë, i kanë dërguar ofertat e tyre për këtë futbollist, por, ndërkohë, për këtë futbollist të ri, sikurse thuhet, po interesohet edhe Spartaku i Moskës.

Sfidanti.al