Ish-futbollisti dhe ish-trajneri Totenhemit Tim Shervud konsideron se, nëse kryesia e këtij klubi anglez arrin që ta kthejë në radhët e veta sulmuesit uellsian Garet Bejli, ata do të mund të fitojnë titullin e Premier Ligës. Trajneri i Totenhem Sparsave, Maurisio Poketino, ende nuk ka sjellë asnjë përforcim të rëndësishëm në “Uajt Hart Lein”, ndërsa, sipas mediumeve, ai ka tri ose katër dëshira. Por, me këtë opinion të tij nuk është dakord Tim Shervudi:
“Mendoj se do të jetë më mirë, nëse Totenhemi kthen Garet Bejlin sesa të marrë tre lojtarë mesatarë me çmime prej rreth 50 milionë eurosh. Të gjithë tifozët e Totenhemit do të entuziazmoheshin, për më tepër që cilësia e të gjithë ekipit do të ngrihej në një nivel të ri. Kam mendimin se në gjendjen financiare që është Totenhemi, ai është në gjendje që ta sjellë Bejlin”, thotë Shervudi. Sa për kujtesë, Bejli u largua nga Totenhemi për te Reali i Madridit, më 2013, për 85 milionë euro.
Sfidanti.al