Junajtid, kur jepni 80 milionë për Kulibalin, virusi s’iu ka vrarë aq shumë!

E tillë mësohet se ka qenë oferta e klubit të “Old Trafordit” për mbrojtësin e qendrës të Napolit. Pra, 71 milionë paundë stërlina, që do të thotë thuajse “rrumbullak” 80 milionë euro, me kursin 1:1.12 kë kanë monedhat mes tyre. Pra, Mançester Junajtidi nuk qenka aspak keq për paratë, aq sa të mendonte për të nxjerrë punonjësit në asistencë, që t’ua paguante shteti. Jo vetëm kaq, por klubi napolitan e ka shumë të qartë një gjë të tillë, dhe nuk ka ndërmend të mbetet pa Kalidu Kulibalin, pa marrë 100 milionë euro. Presidenti De Laurentis e di se mbrojtësi kërkohet edhe nga Paris SG, edhe nga Liverpuli, ndaj përpiqet të marrë maksimumin. Gjërat nuk i kanë ecur mirë së fundmi, ndonëse vjet refuzoi 120 milionë euro për të. Napoli është jashtë zonës Champions në Serinë A, me Juventusin, Lacion, Interin e Atalantën në katër vendet e para, dhe kjo mund tëjetë një goditje edhe më e madhe, plus dëshira e lojtarit për t’u larguar.

Sfidanti.al