Rikthimi i epidemisë në vendin fqinj krijoi sërish jo vetëm një tension të madh, por edhe detyroi autoritetet të merrnin masa të ashpra edhe për futbollin. Liga e Pare e Maqedonisë së Veriut u ndërpre me vendim të qeverisë në Shkup, pasi komisioni tekniko-shkencor e cilësoi të rrezikshëm vazhdimin e saj. Federata e Futbollit e Maqedonisë vendosi t’i jepte fundit sezonit, edhe në kampionat, edhe në Kupë. Këtu ndikoi fuqimisht dalja pozitive e disa futbollistëve tek Renova dhe Shkëndija e Tetovës, dhe po ashtu periudha 2-javore që Renova duhej të kalonte në karantinë. Federata njoftoi edhe UEFA-n e cila u shpreh e hidhëruar për vendimin, por shtoi se i kuptonte arsyet. Vardari i Shkupit kryeson renditjen e Ligës së Parë me 46 pikë pas 23 javësh të luajtura, ndjekur nga Sileksi me 36 dhe Shkëndija e Tetovës me 35.
Sfidanti.al