Zlatan Ibrahimoviç ka kapur shifrën e 50 golave në vitin 2016, në ndeshjet e luajtura fillimisht për PSG dhe tani që është pjesë e Mançester Junaited. Sulmuesi suedez është duke duke shkëlqyer edhe në Angli, ku ka shënuar 11 gola në 13 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”, shkruan “Goal.com”. Ibra shënoi edhe në fitoren 3-1 ndaj Sanderland, duke arritur kështu në kuotën e 50 finalizimeve në vitin 2016, një më pak se ylli i Barcelonës, Leo Mesi, i cili ka shënuar 51 gola, ndërsa Ronaldo mbetet pas, me 44 gola të shënuar.
Futbollisti 35 vjeçar mund ta kalojë Mesin, pasi ka edhe një ndeshje për të luajtur në vitin 2016. Të shtunën, Mançester Junaited pret në “Old Trafford” Midëllsbroun, mundësi e artë kjo për Ibrahimoviç që të barazojë Leo Mesin, apo edhe ta kalojë atë, përsa i përket golave të shënuar në një vit kalendarik.