Juventus mërzitet me Alegrin, po mendon zëvendësuesin

Pas tre sezonesh të suksesshme, Masimiliano Alegri dhe Juventus priten që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Ky është titulli i madh i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, e cila raporton një krisje të raporteve, mes trajnerit dhe drejtuesve të kampionëve në fuqi të Italisë.

Por sipas të përditshmes prestigjoze sportive, menjëherë bordi drejtues i “Zonjës së Vjetër” ka hartuar edhe një listë me emrat e trajnerëve favoritëve, për të marrë drejtimin e Juventusit. Trajneri aktual i Fiorentinës, Paulo Souza qëndron në “pole position”, ndërsa kandidat të tjerë janë edhe trajner i Monakos, Leonardo Zhardim dhe ai i Sasuolos, Eusebio Di Francesko.

Sfidanti.al