Parajsa e futbollistëve, edhe Tevez e Pepe shkojnë në Kinë

Klubet kineze kërkojnë të kryejnë çmendurinë, pasi këtë merkato po ofrojnë paga dhe oferta faraonike, për të marrë futbollistët më të mëdhenj të botës. Së fundmi. është sulmuesi argjentinas Karlos Tevez, ai i cili do t’i bashkohet skuadrës kineze të Shangai Shenhua, shkruan Goal.com. Por interesim ka pasur edhe për mbrojtësin e Realit dhe kampionin e Europës me Portugalinë, Pepe. Lajmi për transferimin e Teves është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Gus Paje, duke theksuar se zyrtarizimit i kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla.

“Ende jam në pritje, për aprovimin e ardhjes së Karlos, pasi kanë mbetur edhe disa detaje të vogla. Kam besim, se ai do të jetë lojtari ynë më i ri”, u shpreh ai. Argjentinasi 32-vjeçar do të jetë ylli i radhës që i bashkohet Superligës së Kinës (CSL), pas aventurës tek Boka Juniors.

Sfidanti.al