Tifozët e Barcelonës kanë zgjedhur për përforcimin më të ri një futbollist të rivalit Real Madrid, duke sponsorizuar kështu, transferimin në “Kamp Nou” të Luka Modriç. Në një sondazh të së përditshmes sportive katalane “El Mundo Deportivo”, përkrahësit e Barcelonës me shumicë votash (53 %), kanë zgjedhur yllin kroat si futbollistin të cilin dëshirojnë ta kenë në skuadrën e tyre.
Ish ylli i Totenhemit ka dalë i pari në listë, duke u vlerësuar për kualitetet e tij teknike, që i përshtaten shumë lojës me pasime të Barcelonës. Veç të tjerash, një lëvizje e tillë konsiderohet si ideale, për të dobësuar rivalët e Realit që po kryesojnë pa humbje kampionatin spanjol.
Sfidanti.al