Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Juventus kërkon të transferojë yllin e katalansve, Andres Injesta, kontrata e të cilin skadon në vitin 2018 dhe gjasat janë të pakta që ajo të rinovohet. Sipas po këtij burimi, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk dëshiron t’i zgjasë kontratën Injestës, kështu “Zonja e Vjetër”, ka mundësi më shumë për të marrë shërbimet e 32-vjeçarit në Torino.
Klubi italian edhe më parë ka bërë lëvizje të tilla, kujtojmë transferimin e Andrea Pirlos nga Milani në vitin 2011, si një lojtar të lirë. Në atë kohë edhe për italianin dyshimet ishin të shumta, por ai tregoi që torinozët kishin bërë lëvizjen e duhur. Në të kaluarën, Juventus ka transferuar Dani Alvesh nga Barcelona, dhe sipas burimeve në Spanjë, ata ëndërrojnë të marrin edhe Injestën. Nëse ky i fundit nuk e rinovon kontratën, atëherë Juve pritet të bëjë një ofertë konkrete në fund të sezonit.