Harroni Konten dhe Zidanin, Man. Junajtidi mendon për Roxhersin

Trajneri i Leisterit është mjaft i vlerësuar për atë që po bën në skuadrën mesatare të Premier Ligës, dhe për përvojën në drejtimin e mëparshëm të Liverpulit e Sëlltikut. Mediat britanike shkruajnë se Mançester Junajtidi po mendon pikërisht për Brendan Roxhersin si pasardhësin e mundshëm të Ole Gunar Solskjerit, nëse forma e dobët e “djajve të kuq” vazhdon. Klubi i ka dhënë mbështetje trajnerit norvegjez, por besohet se tri ndeshjet e radhës, ndaj Totenhemit, Atalantës dhe Mançester Sitit, pritet të jenë vendimtare për fatin e tij. Më herët, favorit për stolin jepet Antonio Konte, ndërsa kishte zëra për Zinedin Zidanin, i cili duket pëlqen të presë vitin 2022 për t’u bërë trajner i Francës.

Sfidanti.al