Mirel Josa debutoi me fitore në stolin e Laçit. Trajneri i njohur arriti suksesin 2-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e parë në drejtimin e ekipit, pak ditë pasi mori detyrën. Skuadra kurbinase e meritoi fitoren të arritur nga golat e sulmuesit Guindo. Fillimisht, ai shënoi me penallti në pjesën e parë, dhe pastaj dyfishoi rezultatin pas pushimit. Ky sukses bëri që Laçi t’i largohej fundit të renditjes, duke pasur tani 8 pikë në 7 ndeshje në Superligë. Josa bëhet i treti trajner që ulet në stolin kurbinas, ndërsa Shpëtim Duro dha dorëheqjen pas kupave të Europës, ndërsa pak ditë më parë u shkarkua trajneri malazez që e drejtoi ekipin për pak muaj. Ish-trajneri i Tiranës dhe i Skënderbeut synon që të ketë sukses edhe me Laçin. Gjithsesi, pasi fitoi titullin me bardheblutë në vitin 2004, dhe pasi shkëlqeu me Skënderbeun duke marrë disa kampionate e duke arritur fazën e grupeve në Ligën e Europës, Josa pati disa disfata. Ai ishte në drejtimin e Tiranës kur kjo ra nga Superliga në Kategorinë e Parë, ndërsa nuk pati sukses me Kukësin sezonin e kaluar.