Brus Bafer ndërpret serinë e jashtëzakonshme 25-vjeçare në UFC!

Ishte 39 vjeç kur e nisi këtë detyrë, ndërsa sot ka arritur 64, dhe papritur u detyrua të ndalonte në një vrapim rekord. Brus Bafer është një emër i shquar në artet e përziera marciale (MMF), pasi ka qenë prezantuesi i kampionatit botëror UFC për 25 vjet me radhë, që nga 1996-ta e deri më sot. Gjithsesi, infektimi me Kovid 19 bëri që amerikani të mos mundet të ngjitej në oktagon këtë të shtunë, pra mbrëmjen e sotme. i mbiquajtur “Zëri i Oktagonit” (Voice of Octagon) do të duhet të jetë i izoluar dhe të mungojë në UFC 267. Seria e tij e pabesueshme prej 255 turneve radhazi tashmë ka marrë fund. Gjithsesi, Baferi është mirë siç thonë miqtë e tij, dhe ai do të kthehet fundjavën e ardhshme për turneun UFC 268 në Nju Jork.

Sfidanti.al