Në një pistë të vështirë, siç është ajo e Tremblant në Kanada, Lara Colturi ka arritur të renditet e 28-ta në zbritjen e parë me kohën 1:09.69, me një diferencë +2.64 nga vendi i parë, i “pushtuar” nga skiatorja nga Zelanda e Re, Alice Robinson.
Skiatorja kuqezi, e cila startoi e 6-ta në radhë, bëri një garë të kujdesshme, duke shmangur gabimet që bënë më përpara skiatore si Sara Hector apo Julia Scheib, por ritmi nuk ishte ai i duhuri.
Një garë larg pritshmërive, larg asaj që jemi mësuar të shikojmë, por që mbetet në Top 30, duke e bërë pjesëmarrëse në zbritjen e dytë.
sfidanti.al

