Hames Rodrigezi dëshiron të largohet nga Anglia e ashpër!

Nuk arriti të shkëlqente siç dëshironte dhe siç priste trajneri i tij, Karlo Ançeloti. Hames Rodrigezi është padyshim një kolumbian i shkëlqyer, veçse që nuk po e gjen veten, ndonëse u prit si mbret tek Evertoni. Që nga Kupa e Botës 2014 ku ai shkëlqeu, dhe që nxiti Realin të shpenzontë 75 milionë euro për kartonin e tij, Hamesi nuk ka plotësuar pritshmëritë. Loja e ashpër në Angli nuk i ka pëlqyer, plus ka pasur dëmtime. Besohet se dëshiron të largohet nga Premier Liga, nga Evertoni, aq më shumë me ikjen e trajnerit të tij tek Reali. Nuk është se Hamesi shpreson për Madridin, por Atletiko, Napoli dhe Milani mund të ishin destinacione të mira. Agjenti i tij, Zhorge Mendes, po lëviz. Evertoni do të donte të shpëtonte nga rroga e Hamesit prej 7.3 milionë paundësh stërlinash në sezon, që do të thotë rreth 8.5 milionë euro, e po ashtu ai ka një vlerë në treg, rreth 28 milionë euro. Klubit anglez do t’i bënin punë paratë, duke pasur parasysh rregullat e Lojës së Ndershme Financiare.

Sfidanti.al