Mediat amerikane zbulojnë diçka për të cilën dyshohej me kohë, pra që 6 klubet anglezë nuk janë larguar formalisht nga Superilga Europiane, ndërsa del në dritë edhe diçka tjetër. E përditshmja britanike “Sandi Tajms” raporton se në “klubin e të pasurve” është edhe një klub francez. Nuk jepet emri, por kush mund të jetë ndryshe përveçse Paris SG, ndërsa sheikët bënë “be e rrufe” se nuk kishin aspak punë me Superligën Europiane. Edhe Bajerni e mohoi, por deri tani emri i bavarezëve nuk ka dalë kund. Klubet anglezë që u tërhoqën (mesa duket sa për sy e faqe) janë Mançester Siti, Mançester Junajtid, Liverpul, Çelsi, Totenhem dhe Arsenal, ndërsa në Itali janë Interi e Milani, ndërsa në Spanjë është Atletiko e Madridit. Tre “musketierët” janë Reali, Barcelona dhe Juventusi, që nuk janë tërhequr aspak, dhe që kanë nisur gjyqet për të mbrojtur krijesën e tyre. Ata e kanë pasur më të lehtë, sepse kryengritja e tifozëve ka qenë në Angli, dhe thuajse në Gjermani.
Sfidanti.al