Nuk rreshtin “bombat” për transferimet: PSG do CR7-ën për Mbapenë!

Me sulmuesin e Francës që duket se do të largohet, drejtuesit parizienë e kanë ndarë mendjen për të bërë një lëvizje të shpejtë që do të jepte fryte të paktën për 2 sezone. Pse të mos marrin Kristiano Ronaldon? Nuk është e re kjo hipotezë, veçse tashmë po thuhet me më shumë forcë, po theksohet se është një zgjedhje përfundimtare e Paris SG tani që ylli 22-vjeçar ka vendosur të shkojë tek Reali. Naser Al Helaifi e ka ndarë mendjen, edhe pse ka një element që mund të prishë skemën, pra nëse Reali nuk i ka paratë tani për Mbapenë. Mediat spanjolle shkruajnë se në “Bernabeu” duhet të transferojnë lojtarë, të tillë si Joviç, Bejl, Varan, Isko apo Mariano Diaz, dhe nëse nuk e bën, nuk mund të ketë financa për Mbapenë. Nga ana tjetër, në 2022, Ronaldo të ishte 37 vjeç, dhe nuk dihet nëse PSG do të kishte besim tek ai.

Sfidanti.al