Guardiola tregon me gisht ekipet  se kush janë kundër VAR-it

Në mbledhjen e fundit që u zhvillua me përfaqësueset e 20 klubeve të Premier Ligës angleze, u kundërshtua ideja e aplikimit të sistemit VAR (Video Asisstan Referee) sezonin e ardhshëm. Kështu, megjithëse VAR-i do të përforet në Botërorin e Rusisë, Premier Liga i tha atij “JO”. Në fakt, disa nga klubet angleze kundërtshtuan dhe trajneri Mançester Sitit, Pep Guardiola, zbuloi se cilët ishin kundërshtarët më të zëshëm të aplikimit të teknologjisë së re. “Mançesteri Siti është në favor të aplikimit të sistemit të ri, por disa klube kryesorë, si Mançester Junajtid dhe Çelsi, nuk duan që ai të aplikohet në Angli”, deklaroi Guardiola që është një partizan i madh i përdorimit të VAR-it.

“Ky sistem do t’i ndihmojë shumë gjyqtarët në fushë, sepse futbolli po bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe ata (gjyqtarët) e kanë të vështirë që ta ndjekin atë. Le të marrim si shembull vetëm penalltinë e fundit të diskutueshme që u dha në ndeshjen mes Realit dhe Juventusit, ishte apo nuk ishte penallti. Ja, për këtë arsye, duhet VAR-i. Gjyqtarët në fushë nuk e kanë të lehtë, prandaj, ata duhen ndihmuar”, tha Guardiola.

Sfidanti.al