Jo dora, por “zeri i Zotit” Maradona:  Absolutisht nuk ishte penallti!

Një nga futbollistët më të mirë të botës në historinë e botës, Diego Armando Maradona, i bëri komentin e tij penalltisë së diskutueshme që u dha në ndeshjen e dytë çerekfinale mes Realit të Madridit dhe Juventusit. Megjithëse në deklaratat e tij, Maradona, në përgjithësi, shprehet vazhdimisht kundër Juves, ndoshta, edhe për shkak të rivalitetit me Napolin e “tij”, kësaj here, ai mori anën e Juventusit, duke theksuar se ky klub italian u dëmtua pa të drejtë nga ana e gjyqtarit anglez, Majkëll Oliver, që dha penallti në minutat e fundit të ndeshjes.

“Absolutisht, nuk ishte penallti”, vuri në dukje Maradona në rrjetet sociale.

Sfidanti.al