PSG e PSV, kur titulli merret duke dërrmuar rivalët direktë!

Ishte e diel feste në Francë dhe Holandë, ndërsa po flasim për futbollin. Kryeqyteti i madh, Parisi, dhe qyteti jo edhe aq gjigand Ajndhoven, festuan titullin kampion, ndërsa skuadrat e tyre fituan në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.

Paris SG dhe PSV mposhtën rivalët direktë për titull, përkatësisht Monakon dhe Ajaksin, madje me rezultate të thella, si për t’u thënë, “e shikoni, se kush është më i forti”!

PSG e kishte ruajtur gjithë inatin ndaj Monakos në ndeshjen direkte, pikërisht për titullin që skuadra jugore ia mori vjet. Suksesi 7-1 ishte një festë ku morën pjesë të gjithë, padyshim edhe shënuesit Lo Selso (2), Kavani, Di Maria (2), Draksler madje edhe Radamel Falkao që shënoi në portën e tij.

PSV fitoi 3-0 në “Stadiumin Filips” me rrjetat e Pereiros, Luk De Jongut dhe Bergvejnit, ndërsa Ajaksi e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, për shkak të dy kartonëve të kuq të Taliafikos e Siem De Jongu, veçse kur rezultati ishe 0-3.

PSG është pranë fundit të sezonit me diferencë të frikshme ndaj rivalëve, duke pasur 87 pikë në 33 ndeshje, ndaj 70 të Monakos së vendit të dytë. Po ashtu, parizienët kanë shënuar 103 gola deri tani, ekipi më sulmues në Europë.

PSV, ndërkaq, e fitoi kampionatin me 80 pikë dhe me 82 gola të shënuar, ndërsa Ajaksi mbeti i dyti me 70 pikë dhe 80 rrjeta. Ndryshimi i vetëm mes francezëve dhe holandezëve ishte që këta të fundit i kanë titujt radhazi.

Sfidanti.al