Prisni pendese nga Bufoni?  Do t’i thosha po ato fjalë gjyqtarit Oliver

Portieri legjendar italian, Xhixhi Bufon, vuri në dukje se, po t’i jepej rasti, ai përsëri të njëjtat fjalë do t’i thoshte gjyqtarit Majkëll Oliver që dha një penallti të diskutueshme në ndeshjet e dytë çerekfinale mes Realit dhe Juventusit që çoi në eliminimin e klubit torinez. “Vrasës ëndrrash”, “një njeri që në vend të zemrës, ka një kosh plehrash”… këto  ishin fjalët që tha Bufoni mbas ndeshjes.

“Unë edhe tani kështu mendoj, kështu që nuk kam ndërmend që të kërkoj falje, sepse këto janë ndjenjat e mira, pasioni im dhe zemërimi im. Mirë apo keq, ky jam unë, nuk mund ta mposht veten time. Po këto fjalë, unë do t’i thosha përsëri atij. Ai nuk duhej ta kishte dhënë atë penallti, një gjyqtar me më shumë përvojë nuk do ta kishte dhënë atë. Unë kam humbur dhe ndeshje më të rëndësishme sesa kjo e fundit, por kjo ishte më eksituesja”, tha Bufoni.

Sfidanti.al