Mbani frymen miq !Nejmari mbas 10 ditësh shfaqet në stërvitje

Futbollisti më i shtrenjtë i botës, Nejmar, së shpejti, do të kthehet në fushën e futbollit, bëri të ditur klubi i tij, PSZH, që saktësoi se ai (Nejmari) do të kthehet në fushë mbas 10 ditësh, mbasi kurimi i tij po ecën sipas planit. Ylli i PSZH-së para dy muajsh dëmtoi rëndë shputën e këmbës në ndeshjen me Marsejën dhe, për shkak të frakturës në pjesën  e poshtme të këmbës së djahtë, ai u detyrua që t’i nënshtrohej operacionit.

“Doktori Rodrigo Lasmar na tha se kurimi i Nejmarit po shkon sipas planit dhe, mbas 10 ditësh, ai do të fillojë stërvitjet”, thekson një njoftim i publikuar nga PSZH-ja.

Sfidanti.al