Futbollistët e Liverpulit mundën bindshëm, 4 -1, Stouk Sitin në fushën e vet në Premier Ligë, ndërkohë që në tribunën e stadiumit u pa, papritur, edhe trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola. Megjithëse, ky i fundit ishte përpjekur që të maskohej, duke mbajtur të veshur një kapele angleze, të gjithë e njohën trajnerin spanjoll në tribunë.
Gazetarët, në konferencën e shtypit të zhvilluar pas ndeshjes së lartpërmendur, e pyetën Jyrgen Klopin për praninë e Guardiolës në stadium dhe trajneri gjerman arriti që t’i entuziazmojë, sipas stilit të tij, të pranishmit. “Ndoshta, ka ardhur që të shohë një futboll të bukur!”, ishte përgigja e Klopit. E vetmja gjë që mbetet për t’u parë, është, nëse Klopi do të jetë po kaq i sigurt edhe pas ndeshjes derbi që do të zhvillohet, këtë të shtunë, në orën 18:30, mes Liverpulit dhe Mançester Sitit.
Sfidanti.al