Digjet autobuzi i Rexhinës, panik  në ish-skuadrën e Bogdanit

Momente terrori për skuadrën e Rexhinës, pas derbit të luajtur në Mesina. Autobuzi me të cilin udhëtonte skuadra dhe stafi është përfshirë nga flakët, menjëherë sapo ka lënë stadiumin “San Filipe”. U desh ndërhyrja e zjerrfikësve që për fat ndodheshin afër, për të evituar ndonjë tragjedi. Si përfundim nuk ka pasur të lënduar, por vetëm se shumë frikë.

Ndërkohë që reagimi i trajnerit të skuadrës kalabreze, Karol Zeman, ka qenë i njëjtë, sikur në autobus të ishte i ati, Zdenek. “Të dhunuar në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar në fushë. Autobuzi që digjet me 35 veta në bord. Por, kemi humbur, por një lojë që nuk mund të quhet futboll”, shkruan tekniku i Rexhinës në Facebook. Rexhina mbahet mend mirë nga tifozët shqiptarë, pasi për këtë skuadër ka luajtur për katër vjet (2000 – 04), ish-sulmuesi i përfaqësueses tonë, Erjon Bogdani.

sfidanti.al