Guardiola ngre “flamurin”: Tek Siti edhe në katëgorinë e katërt!

Një takim lufte padyshim që zgjat shumë dhe është i ashpër. Edhe mbledhja tek Mançester Siti pas vendimit të UEFA-s për përjashtimin 2-vjeçar nga Championsi, zgjati 2 orë dhe ishte dramatike, ndonëse një njeri i dha drejtimin që shpresonte klubi. Ky njeri ishte trajneri Pep Guardiola, që u deklaroi yjeve të tij se ai do të mbetej në detyrë çfarëdo që të ndodhte. “Edhe nëse na zbresin në kategorinë e katërt, unë do të jem këtu, – ishin fjalët e trajnerit katalanas, – kjo është koha për të qenë të bashkuar”. Siti rrezikon edhe zbritjen e pikëve në Premier Ligë, madje ka nga ata që parashikojnë rrëzimin në kategorinë e dytë, ndërsa është në rrezik titulli i vitit 2014. Nuk dihet se çfarë do të bëjnë yjet kryesorë të skuadrës, por deklarata e Guardiolës mund të nxisë që të mos largohen.

Sfidanti.al