“Banjo akulli” që CR7 të shkëlqejë në kulmin e sezonit!

Një ndeshje pushim, ndonjëherë, nuk bën keq, edhe për atë që shihet sikur të ishte një robot. Kristiano Ronaldo, pas bisedës me Mauricio Sarrin, nuk luajti ndaj Breshës (fitore 2-0 e Juves), por nuk është se bëri shumë pushim. Ai vazhdoi me seancat individuale, dhe sipas postimit në Instagram bëri një tjetër “banjo akulli” (në foto), apo siç e quajnë në anglisht “rikuperim me anë të akullit”. CR7 synon të jetë në formën maksimale gjatë javëve të ardhshme, kur fillon pjesa kulmore e sezonit. Juventusi luan me Lionin në Champions, dhe në Serinë A me Interin, ndërsa afron periudha e fundit, kur vendoset për trofetë.

Sfidanti.al