Guardiola dhe Siti ndërpresin bisedimet për Aleksis Sançezin!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, sikurse shkruan media angleze, i ka ndërprerë bisedimet për transferimin e Aleksis Sançezit në “Itihad”, megjithëse, deri para pakohësh, transferimi i tij te Siti konsiderohej një punë e mbaruar. Në fakt, Siti ka pasur një marrëveshje verbale me futbollistin kilian lidhur me transferimin e tij te klubi “qytetar”, por, në këtë histori u përfshinë menaxherët e futbollistit dhe Mançester Junajtidi që, sipas mediumeve “ishullorë”, i ofroi atij një pagë më të lartë, më saktë, 400 000 sterlina në javë, nëse ai do të vijë në “Old Trafford”.

Mbas një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, njerëzit e parë të Sitit i ndërprenë, menjëherë, bisedimet. Sançezi, 29 vjeç, tek Arsenali ka ardhur nga Barcelona, ndërkohë që, gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar shtatë gola në 19 ndeshje.

Sfidanti.al