Garet Bejl, në garë me Kristiano Ronaldon për në “Old Traford”

Garet Bejl e ka bërë të qartë: Nëse largohem nga Reali, këtë e bëj vetëm për Premier Ligën. Ylli uellsian i ka bërë llogaritë dhe i kanë dalë ashtu siç duhet, pra që vetëm këto dy liga mund të quhen të denja për të, ajo spanjolle dhe ajo angleze. Meqë në Spanjë, nuk dëshiron të shkojë askund tjetër përveçse te Reali (Barça do ishte mirë, por Bejl ka merak tifozët), atëherë mbetet Premieri.

Mançester Junajtid është vendi i preferuar, veçse tashmë ka nisur një duel shpejtësie me Kristiano Ronaldon (besohet), pasi edhe portugezi nuk pritet ta ketë të gjatë në Madrid. Kë do të merrte më parë Murinjo, numrin 7 apo numrin 11 të Realit? Të dy dinë të bëjnë roveshata, Kristiano ndoshta shënon më shumë gola, por Bejl është e ardhmja, ndaj pritet që portugezi t’i shpenzojë mirë nja 100 milionë euro.

Sfidanti.al