Është ylli më i madh i futbollit brazilian dhe me gjasë edhe i atij botëror, por nuk mundi të bëhej kurrë parashikues i shquar. Pele, i njohur edhe si Edson Arantes do Nashimento, ia hoqi vizën Brazilit të tij për këtë Kupë të Botës, por yjet e sotëm sikur duan ta nxjerrin të gabuar legjendën e tyre. Fitorja e fundit e Selesaos, 3-0 në fushën e Austrisë, pas atyre 2-0 ndaj Kroacisë në “Anfild” dhe 1-0 në Berlin ndaj Gjermanisë, po tregojnë se ajo është vërtet favorite për Kupën eë Botës në Rusi.
Ndaj Austrisë shënuan Gabriel Zhezus, Nejmar e Kutinjo, të tre lojtarë të jashtëzakonshëm, dhe të tillë brazilianët kanë disa. Trajneri Tite duket një figurë e aftë për të krijuar një formacion fitues, ndryshe nga njerëzit e stolit, pas vitit 2006, veçse ka edhe fatin që drejton futbollistë që nuk shiheshin që nga koha e Ronaldinjos. Nejmar vazhdon, ndërkaq, ndjekjen e rekordeve, duke u barazuar me Romarion në kuotën e 55 golave me fanelën e përfaqësueses.
Sfidanti.al