Ekipi Uashington Kapitals është kampion i ri në SHBA, pasi ai fitoi kupën më prestigjioze në këtë vend, atë që quhet Kupa Stenli, për herë të parë mbas plot 44 vitesh. Uashingtoni Kapitalsi mundi Golden Najtsin e Las Vegasit në ndeshjen e fundit me rezultatin 4-3 dhe të gjithë serinë finale (shtatë ndeshje) me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Disa mijëra tifozë dhe simpatizantë të Kapitalsave dolën mbrëmë dhe festuan deri vonë në rrugët e Uashingtonit fitoren e ekipit të tyre të zemrës.
Kapiteni i Kapitalsave, rusi i famshëm Aleks (Aleksei) Ovjeçkin, u shpall si lojtari më i dobishëm ose më i mirë i serisë finale dhe ky titull kampioni vjen tek ai mbas 13 vitesh që ai luan me “të kuqtë’ e Uashingtonit.
“Kjo është si njëëndërr. Pas një sezoni të gjatë dhe kaq vitesh pritjeje, më në fund, ne po e sjellim kupën e kampionit në kryeqytetin e SHBA-së”, vuri në dukje ylli i ekipit të vet dhe i përfaqësueses ruse, Ovjeçkin.
Sfidanti.al