Klubi i “karameleve”, sikurse quhet ndryshe Evertoni, tregoi se në cilën gjendje financiare ndodhen klubet e Premier Ligës angleze, duke shpenzuar 50 milionë sterlina brenda 24 orëve dhe duke sjellë në “Gudison Park” dy përforcime të reja. Marrëveshjet e majme për të drejtat televizive në Premier Ligë u sigurojnë shuma të mëdha klubeve të saj. Sa për krahasim, Sanderlendi i vendit të fundit siguroi rreth 100 milionë sterlina, një shumë, për të cilën mund tëëndërrojnë klubet e tjerë në Evropë, me përjashtim të Barcelonës dheRealit të Madridit. Që paratë nuk janë problem në Premier Ligë, kur është fjala për tregun e transferimeve, këtë e tregoi edhe Evertoni që shpenzoi 50 milionë sterlina brenda 24 orëve.
“Karamelet” kompletuan, dje, transferimin nga Sanderlendi të Xhordan Pikforditqëështë një portier i talentuar, duke paguar për të 25 milionë sterlina, ndërkohë që kjo marrëveshje mund të shkojë deri në 30 milionë sterlina, duke i shtuar asaj edhe bonuset e ndryshëm. Me këtë transferim, Pikfordi bëhet portieri më i shtrenjtë në Premier Ligë dhe i treti më i shtrenjti në botë, mbas Ederson Moraeshit të Mançester Sitit dhe Xhxhi Bufonit të Juventusit. Po dje, Evertoni konfirmoi edhe përforcimin e ri, mbasi në “Gudison Park” erdhi kapiteni i Ajaksit, Davi Klasen, për të cilin “karamelët” paguan 23,5 milionë sterlina ose 27 milionë euro.
Sfidanti.al