Finte apo habi e Guardiolës: Mbape te Siti? Për herë të parë po e dëgjoj!

Ne prag të ndeshjes me Hofenhaimin në fushën e këtij të fundit në kuadrin e Ligës së Kampioneve, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, veç të tjerave, iu përgjigj edhe një pyetjeje që një gazetar i bëri në konferencën e shtypit lidhur me lajmet për ardhjen eventuale të sulmuesit të ri të talentuar francez të PSZH-së, Kilian Mbape, te Siti.
“Mbape te Siti? Për herë të parë po e dëgjoj një diçka të tillë. Ju lutem, mos bëni pyetje të tilla. Nuk e di se nga dalin këto spekulime. Pavarësisht se çfarë shkruhet, Sterlingu do të vazhdojë të qëndrojë me neve dhe nuk do të shkojë te PSZH-ja dhe as Mbape nuk do të vijë te neve. Mbape është një lojtar shumë i mirë dhe ai e ka gjetur vendin e vet te PSZH-ja. Në të ardhmen, keni një respekt më të madh për futbollistët”, vuri në dukje Pep Guardiola.
Sfidanti.al