Ditët e fundit, e ardhmja e Maurizio Arrivabenes te skuadra e Ferrarit në formula 1 është vënë në dyshim, por italiani i largoi të gjitha hijet e këtij dyshimi duke konfirmuar qëndrimin e tij në maranelo, gjatë një evenit të organizuar nga sponsori i skuderisë italiane Phillip Morris në Suzuka ku do të zhvillohet edhe gara e radhës së Botërorit të Formula 1.
‘Jam pjesë e Ferrarit dhe e ardhmja ime do të jetë këtu-tha Arrivabene-jam prej kohësh anëtar i Këshillit Administrativ të Ferrarit, më pëlqen të jem ende pjesë e tij gjithnjë nëse nominimi do të miratohet në asamblenë e ortakëve dhe jam i nderuar për këtë. Por puna ime mbetet këtu’
Ndërkaq Ferrari ka vendosur që të prezantohet në pistën japoneze të Suzukës me ndryshime në telajon e makinës që do të drejtohet nga Sebastian Fetel dhe Kimi Raikonen. Makina do të pësojë ndryshime në ngjyrë në kofanon e motorit dhe në disa pjesë të tjera dhe gjithcka është bërë pikërisht me kërkesën e sponsorit kryesor të Ferrarit, Phillip Morris
sfidanti.al