Spanja do të luajë ndaj Uellsit dhe Anglisë në 11 dhe 15 tetor dhe trajneri Luis Enrike ka publikuar listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje. Të bie në sy fakti që edhe këtë radhë është lënë jashtë ekipi mbrojtyësi i Barcelonës, Xhordi Alba ashtu sikurse edhe portieri i Milanit, Pepe Reina.
Ndërkaq, asturiani vendosi të grumbullojë për këto dy përballje, Mark Bartrën, Xhoni Oton, Koken dhe Pako Alkaser që do të marrin vendet e lojtarëve të dëmtuar Karvahal, Injigo Martinez, Serxhi Roberto, Isko dhe Diego kosta, ndërkohë që janë thirrur edhe Raul Albiol dhe Suso, që aktivizohen në kampionatin italian të futbollit
Lista e plote e te grumbulluarve
Portierë: Kepa, De Gea, Pau lopez
Mbrojtës: Albiol, Bartra, Oto, Gaja, Markos Alonso, Naço, Serhio Ramos, Azpilikueta
Mesfushorë: Koke, Buskets, Rodri, Sebajos, Tiago, Saul
Sulmues: Alkaser, Suso, Morata, Asensio, Rodrigo, Aspas
sfidanti.al