Edhe Xhaka duket sikur i thotë Sançezit: Hë pra, firmos kontratën!

Do të firmosë apo jo Aleksis Sançez kontratën e re me Arsenalin? Tifozët janë shumë të shqetësuar, po ashtu trajneri Venger dhe drejtuesit e klubit, por jo më pak shokët e skuadrës. Sulmuesi nga Kili është ndoshta futbollisti më i rëndësishëm këtë sezon me golat e shënuar, dhe kërkon një rritje të rëndësishme të rrogës, që Arsenali mesa duket ngurron t’ia japë. Sançez po përdor si presion një ofertë të madhe nga Kina, ndërsa shokët e ekipit duket sikur po i thonë që të qendrojë. Kështu besohet se po bën edhe Granit Xhaka në këtë foto gjatë stërvitjes, ndërsa londinezët po bëheshin gati për ndeshjen e radhës.