Guangzhou Evergrande është duke tentuar që të transferojë Arda Turanin.
Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është ne shenjester te klubit kinez Guangzhou Evergrande, raportojnë mediat spanjolle. Guangzhou, që aktualisht ka për trajner Luis Felipe Scolarin, është e gatshme të ofrojë deri në 50 milionë euro për turkun, që ka shënuar dhjetë gola këtë edicion.
Turan iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi në verën e vitit 2015, por asnjëherë nuk ka arritur që të sigurojë një vend në formacionin titullar, duke u inkuadruar në ndeshje më pak të rëndësishme dhe si zëvendësues.