Tanimë dihet se kush do ta zëvendësojë drejtorin ekzekutiv të deritanishëm të Premier Ligës së Anglisë, Riçard Skademor. Ajo do të jetë Suzan Dinixh, 51 vjeçe, që, në fakt, do ta marrë përsipër detyrën e re në janar të vitit 2019, kur edhe do të mbarojë mandati i Skademorit që qëndroi 20 vite në këtë post.
“Jam shumë e eksituar se do të kem rastin që ta provoj veten në këtë rol fantastik. Premier Liga është shumë e rëndësishme. Ajo përbën majën e sportit profesionist dhe rasti që të jepet të drejtosh një organizatë të tillë dinamike dhe inspiruese, është një privilegj me të vërtetë i veçantë. Unë mezi pres që, me mbështetjen e klubeve, të vazhdoj sukseset e Premier Ligës në vitet para nesh”, deklaroi Suzan Dinixh.
Sipas medias angleze, drejtorit ekzekutiv të deritanishëm ekzekutiv të Premier Ligës, Riçard Skademor, do t’i jepet një “dhuratë pensioni” për punëm shumë të mirë që ka bërë gjatë shumë viteve dhe se për këtë dhuratë kanë kontribuar të gjithë klubet me nga 250 000 sterlina!
Sfidanti.al