Zlatan Ibrahimovic bëher sërish protagonist i faqeve të para të gazetave dhe këtë radhë në qendër të vemendjes është situata kontraktuale e tij duke bërë që në media të shpërthejë një kaos në lidhje me të ardhmen e fubtbollistit.
Ditët e kaluara ‘Mirror’ foli për mundësinë e largimit të Ibrahimovic nga Premier League me destinacion, kampionatin amerikan të futbollit, ndërsa ‘The Sun’ e çmontoi krejtesisht këtë hipotezë duke theksuar se në të vërtetë suedezi mund të rinovojë edhe për një vit kontratën e tuj me Djajtë e Kuq përpara se të vendosë të kalojë Atlantikun. Për këtë arsye 36 vjecari ka fiksuar takime me Murinjon për të folur për këtë cështje me premtimin që të dy palët do të jenë transparentë me njëri tjetrin përsa u përket ideve për të ardhmen.
Por në Spanjë tregohen të tjera histori. Mediat në vendin iberik janë të bindura se Ibrahimovic jo vetëm që po e mendon mirë largimin për në SHBA, por po ndihmon Mançester Junajtid edhe për merkaton. Kështu, ‘Don Balon’ shkon deri aty sa të bëjë të ditur se suedezi po nxit Djajtë e Kuq që të tentojnë blerjen e Garet Bejl, si zëvendësuesin më të mirë të mundshëm të tij. Ndërsa ‘El Digital’ flet për mundësinë e një tentative të Mançester Junajtid për Mauro Ikardin i cili ka në kontratën aktuale një klauzolë prej 110 milionë Eurosh.
Sfidanti.al