Reali paguan klauzolën për Ikardin? Nuk mundet ta bëjë në janar.

Vullneti i Mauro Ikardit është i qartë; dëshiron qëndrimin te Interi edhe pse zërat e merkatos po e rrethojnë dita ditës ku së fundmi në horizont  është shfaqur edhe Reali i Madridit. Në këtë pikë merr vlerë cështja e klauzolës së zgjidhjes së kontratës së sulmuesit argjentinas që për momentin është 110 miliionë Euro, një sjhifër të cilën presidenti i ‘Los Blancos’ nuk e ka aspak të vështirë që ta shpenzojë për të blerë kartonin e Ikardit.

Problemi në këtë pikë për Realin qëndron se në merkaton e janarit klauzola e Ikardit nuk është e vlefshme që do të thotë se spanjollëve do t’u lejohet ta paguajnë atë vetëm në muajin korrik. Nëse Reali e dëshiron me cdo kusht të ketë Ikardin në radhët e tij që në merkaton e janarit, atëherë do të duhet t’i paguajë Interit një shumë akoma më të majme.Sa? Jo më pak se 200 milionë Euro.

Por e gjithë kjo histori bie ndesh me dëshirën e vetë futbollistit dhe klubit të cilër as ë shkojnë nëpër mendje një ndarje me njëri-tjetrin që shumë shpejt mund të rinovojnë kontratën mes tyre me një klauzolë të zgjidhjes së saj akoma më të lartë.

Sfidanti.al