Pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Lionin u duk se paqja mes Edinson Kavanit dhe Nejmar u vendos përfundimisht, por mesa duket mëritë e vjetra u rishfaqën mes tyre. Këtë radhë përplasja mes uruguajanit dhe sulmuesit brazilian ndodhi në ndeshjen mes Paris Sën Zhermen dhe Troje edhe në këtë rast molla e sherrit ishte sërish një 11 metërsh.
Në këtë ndeshje të cilën Paris Sën Zhermen fitoi me rezulatin 2-0, Nejmar iu afrua Kavanit për t’i kërkuar topin uruguajanit për të ekzekutuar penalltinë, por Kavani e largoi dhe nuk e lejoi brazilianin që ë shënojë. Kokëfortësia e Kavanit nuk u shpërblye, pasi sulmuesi u hipnotizua sërish nga portieri i skuadrës kundërshtare duke e humbur mundësinë të kthejë këtë 11 metërsh në gol.
Sfidanti.al