Ku ka humbur Ventura? Në Zanzibar për të harruar zhgënjimin

Ku është zhdukur Xhan Piero Ventura? Është pyetja që po qarkullon në median italiane. Ish trajneri i Të Kaltërve pas zhgënjimit për eliminimin në Botërorin 2018  dhe pas largimit të tij nga pankina nuk është parë më dhe  është në heshtje të plotë i mposhtur nga zhgënjimi i madh për mos arritjen e objektivit.

Ndërsa askush nuk kishte në kontakte me të, e përditshmja ‘Il Messagero’ zbuloi vendndodhjen e Venturës i cili mesa duket po shijon pushime ekzotike, po ku? Në Zanzibar ku ka shkuar së bashku me bashkëshorten e tij Luçana, shumë larg syve dhe veshëve të kureshtarëve. Për momentin Ventura po shijon relaksin dhe diellin në resortin ku akomodohet, por telefonin e mban gjithnjë të ndezur; rikthimi  sa më i shpejtë në pankinë, është gjithnjë kura më e mirë.

Sfidanti.al