Dhimbje koke për Murinjon: Askush nuk e do Uein Runin!

Planet e Mancestger Junajtidit për sjelljen e përforcimeve të reja në ekip kanë ngecur në vend, për shkak të pamundësisë së “djajve të kuq” për t’u cliruar nga ish-kapiteni i tyre Uein Runi që është, në fakt, futbollisti më i paguar në Premier Ligë më një pagë javore prej 300 000 sterlinash, një shumë që Murinjo kishte në plan që “ta ndante” mes dy golashënuesve, Moratës dhe Lukakut.

Megjithatë, Junajtidi nuk mund të gjejë blerës për kapitenin e vet, ndërkohë që ky i fundit ka refuzuar, tanimë, disa oferta nga brenda Anglisë, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend që t’i ulë kërkesat e tij financiare. Ky problem u bë edhe më i madh, qëkur në Kinë, ku u tha se do të mund të shitej Runi për një shumë të madhe, u ndryshua sistemi i taksimit në disfavor të  klubeve kinezë të futbollit që, në këto kushte, do t’i ulin shumat e mëdha që kanë ofruar, deri tan, për futbollistët e njohur në Evropë.

Sfidanti.al