Reali i Madridit në kërkim të Bonucit, një Leonardo pranë Ramosit

Reali i Madridit ka nisur ofensivën për blerjen e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuci, kështu që klubi “mbretëror”, megjithatë, do të synojë që ta përforcojë linjën e fundit, mbrojtjen, megjithëse Reali  kishte theksuar se nuk do të blinte ndonjë lojtar për të zëvendësuar Pepen, të cilit kontrata i skadon këtë verë. Hesus Valjeho do të duhej që të mbushte vendin që do të linte bosh përfaqësuesi portugez, por dëshira e Zidanes është që të ketë në dispozicion një mbrojtës me përvojë që të jetë partner i kapitenit Serhio Ramos.

E ardhmja e Bonucit, tani për tani, nuk dihet, ndërkohë që kryesia e Juves thotë se nuk ka ndërmemd që ta shesë shtyllën kryesore të mbrojtjes së saj. Sikurse dihet, një interesim të madh për Bonucin kanë treguar, së fundmi, Celsi, Siti dhe Junajtidi. Thuhet se Juventusi ka refuzuar një ofertë të Celsit me vlerë prej 60 milionë eurosh, por Konte është kokëfortë. Po ashtu, dihet se, nëse Reali nis ndonjë ofensive për të blerë ndonjë lojtar, ai rrallë herë dështon që ta realizojë synimin e përcaktuar. Sidoqoftë, prioritet tani për Realin është që ta bindin Kristiano Ronaldon që të ndërrojë mendje dhe të qëndrojë në “Santiago Bernabe”.

Sfidanti.al