Ata kanë blerë tigra e luanë, kanë dhuruar makina të shtrenjta, kanë tradhtuar gratë dhe, në fund, kanë falimentuar! Tenisti legjendar gjerman, Boris Beker, shpalli falimentimin, për shkak të borxheve të mëdhenj kohëgjatë, por, sidoqoftë, ai nuk përbën ndonjë rast të vetëm në sport, pasi të tillë ka një numër jo të vogël. Avokatët e kampionit të trefishtë të Uimbëlldonit u përpoqën që t’i rregullonin gjërat me Gjykatën përkatëse në Londër që ishte rasti i fundit që ai të shlyente “borxhin e prapambetur”, por, megjithatë, gjyqtarja Kristin Deret njoftoi se nuk ka prova të besueshme se borxhi do të mund të kthehet shpejt në kohën e duhur, kështu që ajo kundërshtoi që ta ndërpriste procesin 28 ditë, sikurse ishte kërkuar nga Bekeri dhe avokati i tij.
“Unë krijova përshtypjen se Bekeri është një njeri që e mban kokën nën rërë”, tha znj.Deret që tha se dikur ajo ka qenë tifoze e tenistit gjerman të famshëm. Një fund të tillë të ngjashëm kanë pasur edhe sportistë të tjerë të njohur edhe para Bekerit që kanë bërë blerje të paarritshme për njerëzit e thjeshtë, duke shkuar deri në ekstreme absurde në këtë drejtim. Këtë, ndoshta, e provon rasti i Majk Tajsonit që i ka harxhuar paratë në një mënyrë të pandërgjegjshme, duke blerë makina të shtrenjta, shtëpi superluksoze, femra të bukura dhe, madje, edhe tigra!
Përdhunimet, përdorimi i drogës, rrahja e bashkëshortes, dhuna, etj., të gjitha këto i ka bërë Majk Tajsoni, kampioni më i ri në botë në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, duke e bërë atë njeriun më të famshëm, por edhe më budalla në historinë e sportit’
Sfidanti.al