Vengeri është gati të shesë nëntë lojtarë që ta mbajë Ozilin dhe Sancezin

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, është gati që të heqë dorë nga shërbimet e nëntë futbollistëve që të mund t’u ofrojë kontrata të reja lojtarëve të vet kryesorë, Mesut Ozil dhe Aleksis Sancez. Duke qenë i ndërgjegjshëm se, nëse ai do të humbasë dy lojtarët e vet më të mirë, ekipi i tij do të bëjë hapa mbrapa, Vengeri po përpiqet që të hartojë ndonjë plan sesi t’i mbajë të dy lojtarët e lartpërmendur. Si Ozili, ashtu edhe Sancezi, kërkojnë paga javore shumë të mëdha, mbi 250 000 sterlina, kështu që Vengeri, që të mund të sigurojë shuma të tilla, duhet të clirohet nga shërbimet e një numri futbollistësh të deritanishëm të vet.

Sipas medias angleze, plani i Vengerit është që të heqë nga borderoja e Arsenalit nëntë futbollistë dhe, kështu, të mund të sigurojë paratë e nevojshme  për kontrata e reja “të rënda” për Ozilin dhe Sancezin. Tre emrat më “tingëllues” që mund të largohen nga Arsenali, janë Aleks Oklejd Cemberleini, Olivie Xhiru dhe Xhek Vilshiri, vetëm nga shitja e të cilëve “topcinjtë” do të mund të siguronin rreth 70 milionë euro, ndërkohë që ata do të hiqen edhe nga lista e pagesave. Krahas tyre, nga Arsenali ka shumë mundësi që do të largohet edhe Kalum Cembersi, Vojceh Shceshni, Kiron Gibsi, Karl Xhenkinsoni, Lukas Perezi dhe Akpomi, lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e ardhshëm të Vengerit.

Sfidanti.al