Bill Rasell – basketbollisti i parë amerikan me “Cmimin e karrierës”

Njeriu që ka në zotërim 11 unaza kampioni dhe basketbollisti më me shumë trofe në NBA-në amerikane, Bill Rasell, u bë fituesi i parë i “Cmimit të karrierës” në ligën kryesore të basketbollit profesionist amerikan. Raselli, 83 vjec, është basketbollisti i parë në histori që ka fituar medaljen e artë olimpike (Melburn, 1956), titullin e kampionit të kolegjeve (Universiteti i San Franciskos,1955,1956) dhe titullin e kampionit të NBA-së (Boston Selltiks, 1957,1959 – 1966 dhe 1968-1969).

Më 1966, Raselli u caktua shef i stafit të specialistëve të Bostonit dhe, si trajner i ekipit, ai fitoi edhe dy tituj kampioni në vitet 1968 dhe 1969. Bill Raselli i gjithëpushtetshëm ka qenë 12 herë pjesëtar i ekipit “All Star” dhe, në shumë drejtime, është i paarritshëm në historinë e NBA-së. Cmimi që i jepet basketbollistit më të efektshëm në serinë finale të NBA-së, pra, në fazën play off, quhet “Bill Rasell”.

Sfidanti.al