Sot ka ushtruar të drejtën e votës edhe Xhani De Biazi, ish-trajneri I ekipit tonë Kombëtar, I cili ndodhet ende në Shqipëri. Pikërisht dje, në hotel “Plazza”, Federata Shqiptare e Futbollit I ogranizoi festën e fundit të përcjelljes dhe meqenëse është gdhirë sërish në Tiranë, ka votuar për herë të parë në moshën 61-vjeçare dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe e fundit, nëse rastësisht nuk do të qëllojë të jetë përsëri në Tiranë edhe për zgjedhjet e ardhshme.
De Biazi është i regjistruar si banor i Njësisë numër 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit, të shkollës 9-vjeçare, “Kongresi i Lushnjës”. “Kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar. Isha i qartë në idetë e mia përpara se të votoja. Faleminderit!”, tha De Biasi përpara gazetarëve. Në fakt nga futbolli e kanë përzënë tashmë dhe ka pak shanse të ketë votuar për partinë e familjes Duka. Ndoshta kryeministri që e ka quajtur gjithmonë “xhan”, mund të ketë fituar kryqin në fletën e votimit të De Biazit.