Kristano Ronaldos i pëlqen të shënojë gola. Nuk ka rëndësi nëse janë me fanellën e Real Madridit apo Portugalisë, ai vetëm vazhdon të shënojë dhe të thyejë rekorde, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Real Madridit shkëlqeu ndaj Zelandës së Re duke vazhduar me ecurinë pozitive të finalizimeve.
Pas këtij goli, Ronaldo ka shkuar në kuotën e 75 finalizimeve me Portugalinë, duke thyer rekord pasi shënoi golin e 60 në garat kompetitive, më së shumti në histori të futbollit evropian.
Synimi i tij tani është rekordi i Puskas, për më së shumti gola me Kombëtare (84) nënë finalizime larg këtij rekordi.
Goli ndaj Zelandës ishte i 75’ti për portugezin me fanellën e Portugalisë, tani vetëm dy më pak se legjenda e Brazilit, Pele.
Pele, që konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, ka shënuar 77 gola me fanellën e Brazilit.